Please enter at least 3 characters.

Fija e flokut të nënës i mbështjellët bebes për gishti, mjekët ia shpëtojnë nga amputimi (Foto)

2017/02/Fija-e-flokut-të-nënës-i-mbështjellët-bebes-për-gishti-mjeket-ia-shpetojne-nga-amputimi-foto.jpg
7:"© JSTV

Mjekët e një spitali në Kinë, ia kanë dalë me shumë vështirësi t’ia heqin vogëlushit fijen e flokut të nënës, që i ishte mbështjellë për gishtin e madh të dorës së majtë.

Djaloshi dy muajsh qante gjatë tërë kohës, derisa gishti i ishte fryrë shkaku i mungesës së qarkullimit të gjakut, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, ai është diagnostikuar në moment të fundit dhe mjekët ia kanë dalë ta shpëtojnë pa ia amputuar.

Gishti i ënjtur shkaku i fijes së flokut

Në fakt, ky është një fenomen klinik shumë i rrallë, që quhet toe tourniquet syndrome dhe i ndodhë fëmijëve që kanë vetëm katër ditë jetë, derisa sa të bëhet 19 muajsh.

Gishtat e tyre të duarve dhe të këmbëve janë aq të vegjël dhe të butë, sa që mjafton një fije e vetme floku t’ju mbështjellët dhe të ndërpresë qarkullimin e gjakut.

Ata janë të shqetësuar dhe qajnë pa pushim, shkaku i dhimbjeve të mëdha dhe mpirjeve që e përfshijnë tërë gjymtyrën. /Telegrafi/