Figura ikonike e “Zërit të Amerikës” jep edicionin e fundit! Largohet pas 20 vitesh
22/07/2019
Ditën e sotme gazetarja ikonike e “Zërit të Amerikës”, Laura Konda njoftoi të gjithë se karriera e saj në këtë ekran ka përfunduar.
Pas 20 vitesh ajo ka vendosur të largohet nga “Zëri i Amerikës” dhe lajmin e dha në përfundim të edicionit informativ.
Pasi falenderoi të gjithë stafin me të cilin punoi prej kaq shumë vitesh, në ekran u shfaq një video që tregonte pamje nga karriera e saj 20-vjeçare.
Nga videoja dallohej se Laura ishte rritur bashkë me ekranin dhe sigurisht që ajo do ju mungojë të gjithëve./Telegrafi/


