Fifi i shkruan letër vetes: A ke menduar ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve, që jo të gjithë do të respektojnë?
Filloreta Raçi-Fifi, gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë.
E gjitha pas një debati që u bë të martën, në të cilin ishte e përfshirë së bashku me opinionisten Balina Bodinaku.
Kjo e fundit e akuzoi artisten shqiptare se po ndërhyn për të marrë vëmendje me pretekstin se i ka humbur gjithë vëmendja.
Pas kësaj zënke, Fifi kërkoi që të largohej nga shtëpia e BBV dhe në atë çast humbi vetëdijen duke rënë në tokë.
Ngjarja e ndodhur shkaktoi reagime të shumta, disa prej të cilëve e përkrahën këngëtaren e kishte edhe shumë të tjerë që nuk u pajtuan me të.
Sidoqoftë, ajo këtë periudhë po qëndron vetëm për të reflektuar mbi sjellën e veprimet e saj, gjersa mbrëmë i dedikoi edhe një letër.
Në shkrimin dedikuar vetes, 27-vjeçarja la shumë pikëpyetje në ato që duhej t’i zbatonte.
Më poshtë ua sjellim të plotë letrën e Fifit (pa ndërhyrje):
“E dashur FifiUroj të të gjej mirë kjo letër.Kam diçka shumë të rëndësishme me të thanë.A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq për zemër?A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdo kush do bëhet njish me atë që ti përcepton?A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?A ke mendu ndonjëherë të vlerësosh veten më shumëA ke mendu ndonjëherë për atë çfarë duan të tjerët ti të jeshA ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?”./Telegrafi/


