FIFA po shpenzon mijëra euro për ta paguar shkollimin e vajzës së presidentit Infantino
08/12/2024
Organi qeverisës i futbollit FIFA, duket se po paguan deri në 5 mijë euro në muaj për të siguruar shkollimin e vajzës së presidentit të tyre Gianni Infantino, në një shkollë në Miami. Infantino ka qenë duke kaluar kohë në Florida teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten që të jenë nikoqir të Kupës së Botës 2026, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.Ai u kritikua nga mediat për kohën që kaloi në Katar para fillimit të edicionit 2022 të Kupës së Botës.FIFA në ndërkohë e ka mbrojtur vendimin e tyre për të paguar shkollimin e vajzës së Infantinos në një artikull nga SonntagsBlick.


