Please enter at least 3 characters.

Festivali i Teatrove në Ferizaj

2018/04/Teatri.jpg

Publikohet programi i Edicionit të 49-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Festivali hapet në mbrëmjen e 21 tetorit, ndërsa mbyllet më 27 tetor 2019 kur bëhet ndarja e çmimeve. Gjatë këtyre ditëve, pritet të ketë edhe aktivitete tjera, si tryeza debati e punëtori. Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 20:00, në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Programi është si më poshtë:

21.10.2019Teatri i Qytetit “Hadi Shehu”, GjakovëShfaqja: “Shumë zhurmë për asgjë”Regjia: Zana Hoxha22.10.2019Teatri i TetovësShfaqja “Një letër e humbur”Regjia: Kushtrim Bekteshi23.10.2019Teatri “Migjeni”, ShkodërShfaqja: “Zona e pritjes”Regjia: Fatos Berisha24.10.2019Teatri “Adriana”, FerizajShfaqja: “UN Inspektori”Regjia: Erson Zymberi25.10.2019Teatri i Qytetit të GjilanitShfaqja: “Erdhi Godoja”Regjia: Shkëlzen Berisha26.10.2019Teatri “Avdush Hasani”, PodujevëShfaqja: “Ditë Vere”Regjia: Naser Shatrolli.Më 27.10.2019Art Polis, PrishtinëShfaqja: “Kanuni i gruas”Regjia: Arlinda Morina