Ferrari triumfon në shtëpi, Leclerc zë vendin e parë në Monza
01/09/2024
Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, arriti fitoren në Monza , duke triumfuar në një garë jashtëzakonisht interesante. Norris u nis nga pole position, për të humbur avantazhin fillestar që në fillimin e garës, kur shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri e parakaloi.Australiani e mbajti avantazhin deri në dhjetë xhiro para fundit , gjë që piloti i Ferrarit e shfrytëzoi për të marrë fitoren.Fitore e madhe e pilotit të Ferrarit në shtëpinë e tyre, pra në Monza.
E ardhmja është në Baku pas dy javësh. /Telegrafi/


