Please enter at least 3 characters.

Ferguson i nënshtrohet operacionit pas gjakderdhjes në tru, raportohet se është në gjendje kome

2018/05/Alex-Ferguson-1.jpg
287:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 11: A police officer stands in front of the picture of former manager Alex Ferguson prior to the Premier League match between Manchester United and Watford at Old Trafford on February 11, 2017 in Manchester, England. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
12:"Getty Images

Sir Alex Ferguson, i cili udhëhoqi Manchester Unitedin drejt 38 trofeve gjatë 26 viteve si trajner ka hyrë në një operacion urgjent të shtunën për një hemorragji apo gjakderdhje në tru.

Ish-menaxheri legjendar i futbollit, Ferguson, ka bërë një operacion për një hemorragji të trurit pasi u dërgua me nxitim në spital mes frikës për shëndetin e tij.

Një ambulancën u thirr në shtëpinë e Fergusonit në Cheshire rreth orës 9 të së shtunën dhe e çoi atë në spitalin e qarkut Macclesfield.

Ish-trajneri skocez më pas u transferua, me një përcjellje policore, për t'u trajtuar në Salford Royal, ku thuhet se është në gjendje kome dhe kujdes intensiv sipas mediave britanike.

"Sir Alex Ferguson ka kaluar një operacion urgjence sot për një gjakderdhje të trurit.

"Procedura ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për të optimizuar shërimin e tij".

"Familja e tij kërkon privatësi në këtë çështje", thuhet në njoftimin e Unitedit.

Ferguson së bashku me Wengerin dhe Mourinhon (Getty Images)

Ndryshe, Ferguson, 76 vjeç, u tërhoq si menaxher i Unitedit në maj të vitit 2013.

Ai ishte në Old Trafford të dielën e kaluar, kur ai i dha trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, një trofe përkujtimor. /Telegrafi/