Please enter at least 3 characters.

Fenomen i rrallë në Radoniq, arrin në nivel të kapërderdhjes

Liqeni i Radoniqit ka arritur sot nivelin e kapërderdhjes, duke qëndruar i mbushur plotësisht edhe në mesin e muajit qershor.

Sipas të dhënave të bëra publike, ky nivel i kapërderdhjes zakonisht është regjistruar më herët gjatë vitit, rreth datave 27–28 maj, ndërsa këtë vit situata paraqitet ndryshe, me liqenin që vazhdon të mbetet në nivel maksimal edhe më 16 qershor.

Nga ndërmarrja K.R.U Gjakova bëhet e ditur se gjendja aktuale është rezultat i punës së pandërprerë dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit përgjegjës për menaxhimin e ujërave.

Megjithatë, ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim dhe përdorim të kujdesshëm të ujit, duke shmangur keqpërdorimin e tij, pavarësisht nivelit aktual të furnizimit. /Telegrafi/