Please enter at least 3 characters.

Feith qëndroi në Bruksel në “takim lamtumirës”

2016/01/f.0831183400928_m.gif

Feith pritet që të largohet nga Kosova, pasi më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një periudhe të mandatit të tij në Kosovë, diplomati holandez ka qënë edhe si Përfaqësues i posacëm i BE-së për Kosovën por, për shkak të kundërshtimit të disa vendeve të BE-së, të cilat nuk e njohin Kosovën, atij nuk i ishte vazhuar ky mandat dhe kishte mbetur vëtëm në cilësinë e shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo zyrë deri tash e ka përfaqësuar Grupin Ndërkombëtrar Drejtues për Kosovën, që përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ky grup ka shpallur se më 10 shtator përfundon mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/