Please enter at least 3 characters.

Feith kërkoi tërheqjen ndërkombëtare më 2011

2016/01/f.1210203955628_m.jpg

Dokumenti 00000418 001.2 OF 006 përshkruan një takim në Stokholm të Suedisë, më 3 korrik 2009, ndërmjet ndihmës/asistentit të Sekretares së Shtetit, Philip Gordon, me Drejtorin politik të Suedisë, Bjorn Lyrvall, Drejtorin gjeneral të Sekretariatit të BE-së, Robert Cooper, Drejtorin politik të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, Karel Kovanda, Drejtorin politik të MPJ-së së Spanjës, Alfonso Lucini, dhe Koordinatoren për Politika në Sekretariatin e BE-së, Helga Schmid.

Indeksonline njofton se në këtë takim, sipas WikiLeaks, diplomati suedez, Lyrall, citon mendimin e të dërguarit të BE-së për Kosovën, Peiter Feith se “duhet menduar viti 2011 si afati për përfundimin e procesit të ICO-s. Sipas Feith kur një shtet bëhet dhe nisë së funksionuari, bashkësia ndërkombëtare duhet të tërhiqet”.

Po në këtë takim thuhet se Gordon ua ka përcjellë me herët liderëve kosovarë se komentet e tyre kundër UNMIK-ut nuk janë aspak ndihmuese. /Telegrafi/