Please enter at least 3 characters.

Federata Spanjolle merr dritën e gjelbër: VAR edhe në La Liga

2017/11/vari.jpg

Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë autorizim për shfrytëzimin e kamerave ndihmëse (VAR) me rastin e kontestimit të rasteve në ndeshje.

Nëse kjo teknologji nuk shfrytëzohet në këtë edicionin, atëherë do të testohet në disa prej ndeshjeve të Copa del Rey, thuhet në komunikatën e FSF-së.

Përdorimi i teknologjisë tashmë është i pranishëm në disa nga ligat kryesore evropiane, por nuk është pranuar mirë pasi që po krijon dyshime si në Gjermani ashtu edhe në Itali.

FIFA dëshiron që shfrytëzimi i VAR-it të jetë zyrtar dhe i detyrueshëm në të gjitha garat pas botërorit, por mungesa e vendimmarrjes unanime po i shqetëson udhëheqësit e këtij institucioni.

Ata e dinë që sistemi herë pas here po dështon, por po synojnë që ta ngritin në nivele më të larta dhe të besueshme për ekipet.

Ndryshe, tani Federata Spanjolle mund ta shfrytëzojë VAR-in në mënyrë që ta verifikojë nëse përdorimi i tij është zgjidhja e problemeve me gjykim. /Telegrafi/