Please enter at least 3 characters.

FBK-ja ftohet në Konventën e mini-basketbollit në Vjenë

2016/01/fbk-ja-ftohet-n-euml-konvent-euml-n-e-mini-basketbollit-n-euml-vjen-euml_hd.jpg

Me ftesë të Komisionit për të Rinj të FIBA Evropës, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Leart Hoxha dhe anëtari i Bordit, Valton Bilalli do të marrin pjesë në Konventën e Mini-Basketbollit dhe Takimin Vjetor të U-14 që do të mbahet në Vjenë të Austrisë prej 16 deri më 18 tetor 2015.

Zyrtarët e FBK-së me këtë rast do të marrin pjesë në të gjitha punimet e eventeve të lartpërmendura dhe njëkohësisht do të zhvillojnë takime të ndara me zyrtarët e federatave të tjera pjesëmarrëse.

Qëllimi i këtyre takimeve është të thellohet bashkëpunimi mes federatave përkatëse për punën me gjeneratat e reja. /Telegrafi/