Please enter at least 3 characters.

Fansat “nuk e lënë të këndojë” Bleron (Video)

2016/01/blero-2.png

Blero ka postuar një video në Instagram ku tregon se si fansat “nuk e lënë” të këndojë atë.

Këngëtari ishte ftuar të ngjitet në skenë në njërin nga lokalet e natës në Prishtinë, ku kishte filluar të performojë këngën e tij të fundit “5”.

Por kënga kishte filluar zëshëm të këndohet nga të pranishmit në klub, veçanërisht femrat, duke e lënë Bleron të heshtur dhe gjithë kohën me mikrofon të drejtuar nga ta.

Një moment nga ngjarja Blero ka postuar edhe në Instagram. “Dojsha me knu po pak problem :))) #5”, ka shkruar ai sipër videos së postuar. /Telegrafi/