Please enter at least 3 characters.

Fansa të shumtë ndjekin koncertin e Morandit

2016/01/f.0218171452654_m.jpg

Ndonëse Rumania ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, madje është një kundërshtare e fortë, organizatorët kishin zgjedhur një grup rumun për të mbajtur koncert në njëvjetorin e bërjes së Kosovës shtet.

Paraqitjes së grupit fillimisht i ka paraprirë interpretimi i disa artistëve vendës, si: DJ Blunt, Real 1, Lyrical Son, Kaos, NRG Band dhe DJ DaLool. Ndërsa në mesnatë dyshja rumune është ngjitur në skenë, ku ishin të vendosur Flamuri i Kosovës dhe ai Kombëtar.

Me të dal në skenë, njëri nga anëtarët e grupit, në shqip ua ka uruar të pranishmëve njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Një urim të këtillë dyshja e ka dhënë edhe disa herë të tjera gjatë koncertit, duke bartur edhe mesazhin e tyre "Paqe për Kosovën". Madje artistët kanë shtuar se përkundër faktit që vijnë nga një shtet si Rumania, që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, ata nuk e përfaqësojnë politikën e vendit prej nga vijnë.

Rreth një orë e gjysmë "live" Morandi ka argëtuar publikun kosovar, që kishte ardhur për ta përcjellë koncertin. Atmosfera është ndezur në momentin kur grupi interpretoi hitet, si: "Save me", "Love me" dhe "Angels".