Please enter at least 3 characters.

Familja Hajzeri shet gjithçka për djalin me leukemi (Video)

2016/01/familja-hajzeri-shet-gjith-ccedil-ka-p-euml-r-djalin-me-leukemi-video_hd.jpg

Baki Hajzeri, 20-vjeçar, ndodhet në Gjermani ku po pret për transplantim e palcës kockore për të cilin shërbim gjermanët i kërkuan 260 mijë euro, njofton Klan Kosova.

E meqë familja ende nuk ka arritur të mbledh këtë shumë, ata e paralajmëruan pacientin se do ta kthejnë në Kosovë.

Babai i Bakiut i cili të hënën ishte për të kërkuar ndihmë te Ministria e Shëndetësisë tha se djali i tij e ka përjetuar rëndë vërejtjen e gjermanëve.

Sipas tij, ministria e shëndetësisë i ka ndihmuar me 30 mijë euro, ndonëse kishte premtuar më shumë.