Please enter at least 3 characters.

Facebook me platformë për përdorimin e “parasë elektronike”

2016/01/facebook-me-platform-euml-p-euml-r-p-euml-rdorimin-e-ldquo-paras-euml-elektronike-rdquo_hd.jpg

Raporti i gazetës thotë se rrjeti social është vetëm disa javë larg nga aprovimi i rregullatorit në Irlandë, i cili do t’ia lejojë rrjetit më të madh social në botë të ofrojë shërbimin i cili ua mundëson përdoruesve ruajtjen e parave në Facebook apo pagesën e përdoruesve të tjerë – që ndryshe njihet edhe si “e-money”.

Kjo do të thotë se Facebook do të mund të lëshojë njësi të vlerave të ruajtura monetare të cilat përfaqësojnë një zotim të një kompanie, dhe më pas e-money do të përdoret në Evropë përmes procesit të njohur si “passporting”.

Më tej thuhet se Facebook është në bisedime me tri kompani londineze për ofrimin e transfereve ndërkombëtare online përmes pajisjeve mobile. / Telegrafi /