Please enter at least 3 characters.

Erza Muminoviq, kampione e Evropës për kadet

2018/06/erza-muminovic-e1530204189830.jpg

Xhudistja e re, Erza Muminoviq, ia ka sjell medaljen e artë të radhës shtetit tonë Kosoëvs.

Kosova po vazhdon me sukseset e saj në sportin e xhudos, duke rrëmbyer një nga një medaljet në garat që po marrin pjesë.

Është xhudistja e re, Muminoviq, e cila sot (e enjte) ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo, sot në kategorinë deri në 44 kilogramë është shpallur kampione e Evropës për kadete apo moshat nën 18-vjeç.

Në finale, Erza mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz, për të rrëmbyer kështu medaljen e artë në këtë Evropian.

Në gjysmëfinale, Muminoviq fitoi ndaj ukrainases Darya Llashuk.

Ky nuk është suksesi i vetëm i xhudos kosovare, pasi në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 kanë fituar tri medalje të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë triumfuar tek femrat, ndërsa Akil Gjakova tek meshkujt. /Telegrafi/