Please enter at least 3 characters.

Ermonela Jaho merr vlerësime të larta në Londër

2016/03/ErmonelaJaho-1.jpg

Padyshim asnjë artist shqiptar nuk ka mundur të sigurojë një kritikë kaq pozitive muzikore nga media britanike sesa Ermonela Jaho.

Sopranoja shqiptare e cila po luan prej disa javësh në Operan Mbretërore të Londrës rolin e Sour Angelica në “Triptikun” e Puçinit, ka ngritur stekën artistike në një nivel që kritika muzikore vendase shkruan se është me i miri në vitet e fundit në këtë opera.

Më mirë se çdokush vlerësimin e bën kritika muzikore e gazetave më të mëdha britanike si The Guardian, The Sunday Times, The Telegraph e Evening Standard, pa përmendur portalet e specializuara muzikore të kryeqytetit britanik.

The Guardian shkruan se “Ermonela Jaho e bën këtë opera kaq të veçantë”. Sopranoja shqiptare bën thjesht dhe thënë troç një nga performancat më elegante operistike  të viteve të fundit”, shkruan gazeta londineze.

“Sour Angelica” i përket Ermonela Jahos. Ajo luan në mënyrë të përkryer. Performanca e Jahos  është ajo që do mbahet mend nga të gjithë ne, në këtë Triptik të Puçinit”,  shkruan “The Guardian” e Londrës.

Influencuesja The Sunday Times shkruan se “produksioni i Operas Mbretërore tek Ermonela Jaho  ka gjetur një heroinë ideale për të prekur telat e zemrës, e cila nuk ka nevojë për ndërhyrje hyjnore për të na prekur deri në lot”.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, nënvizon The Sunday Times,  rikthehet në rolin që ajo e bëri të sajën në 2011-ën, duke kënduar me një intensitet akoma më të lartë dhe përfshirje dramatike. Jaho është e jashtëzakonshme në këtë rol.

Impresionuese janë reagimet e publikut anglez në Twitter në faqen e Operës Mbretërore. Gemma Dixon  shkruan se “Jaho realisht me mori frymën këtë mbrëmje me një performancë prekëse dhe e bukur. Brava”.

Tom Oxenham shkruan “Jaho na fitojë dhe theu zemrat”.  Johan de Vvald  thotë “Ermonela Jaho i meritoj plotësisht ovacionet e jashtëzakonshme në sallë” e kështu me radhë, shkruajnë të tjerë spektatorë në faqen e Operës Mbretërore në Londër.

Një tjetër sukses i sopranos së famshme shqiptare është edhe nominimi  nga International Opera Avvards në çmimin e lexuesit ku fituesi do të përcaktohet nga mbledhja e votave në mbarë botën.

Konkurrentë të Jahos janë figura të shquara  të artit rus dhe latin. Ky është çmimi i publikut, dhe nuk do të jetë përcaktues ndikimi i interesave të sponsorëve të shtëpive diskografike. Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare nominohet e mendohet se nëse ky çmimi do fitohet, do i jap Shqipërisë shumë pikë në botën e Operës. /TCH/