Please enter at least 3 characters.

Ermal Krasniqi shënon gol të bukur për Sparta Pragën – ndër më të mirët në fushë

2024/09/460961920_1054686149998011_5165805134114756411_n.jpg

Sparta Pragë ka vazhduar me fitoren, duke mposhtur kësaj radhe Ceske Budejovicen në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Chance Liga në Çeki me rezultat 2-0. Golin i dytë në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 55-të.Krasniqi shënoi një gol nga brenda zonës, që është i dyti në këtë kampionat.  

Kujtojmë që nga minuta e parë ka luajtur edhe sulmuesi tjetër kosovar, Albion Rrahmani, por duke mos arritur të lërë gjurmë.Ermal Krasniqi ishte prej më të mirëve në fushë dhe u vlerësua nga SofaScore me notën 7.8 për 76 minuta sa qëndroi në fushë.Në anën tjetër, Rrahmani u vlerësua me notën 7.0.

Sparta Praga është në vendin e dytë në elitën e futbollit çek me 19 pikë, aq sa ka edhe Slavia Praga. /Telegrafi/