Please enter at least 3 characters.

Eriksen: E bëmë Ajaxin të dukej shumë më i mirë sesa është në të vërtetë

2019/04/Christian-Eriksenttotenham.jpg
311:"LONDON, ENGLAND - APRIL 30: Noussair Mazraoui of Ajax takes on Christian Eriksen of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Tottenham Hotspur and Ajax at at the Tottenham Hotspur Stadium on April 30, 2019 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, është shprehur i pakënaqur me lojën e skuadrës së tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.

Spursat pësuan me rezultat 0-1 para tifozëve të vet në Londër dhe do ta kenë shumë të vështirë ndeshjen e kthimit në Amsterdam.

"Nuk luajtëm në formën tonë më të mirë. Në 20 minutat e para, vetëm e shikonim topin. Ndaj një skuadre që i pëlqen posedimi, nuk bën ashtu. Duhet të ndryshojmë shumë për ndeshjen e radhës. I bëmë të dukeshin shumë më të mirë se që janë në të vërtetë".

"Natyrisht, është një skuadër e mirë, por ne iu ndihmuam në atë aspekt. I bëmë të mendojnë se mund t'i kontrollojnë gjërat. Ishte gabimi ynë. Nuk kishte rëndësi sistemi i lojës, ne ishim të dytët në çdo top".

"Ishte larg asaj çfarë dimë të bëjmë. Askush nuk donte ta luajë pjesën e parë ashtu si luajtëm ne. Duhet të reagojmë. Jemi me fat që e goditën shtyllën, sepse 2-0 do të ishte shumë më ndryshe në javën e ardhshme. Por, shpresojmë që t'i përmbysim gjërat në Amsterdam", ka thënë Eriksen pas ndeshjes. /Telegrafi/