Please enter at least 3 characters.

Erërat e forta - Nga kulmi i një objekti bien disa panele solare, lëndohet një person

2021/09/210609150100-solar-panels-exlarge-169.jpg

Si pasojë e erërave të forta janë shkëputur nga kulmi i një objekti disa panele solare të cilat e kanë goditur një person derisa ishte në vendin e tij të punës duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00, në Tranziti i Vjetër në Prizren.

Siç thuhet tutje në raport, lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës.

“Viktima në gjendje të rëndë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori si dhe inspektorati i punës”, thuhet në raport. /Telegrafi/