Please enter at least 3 characters.

Era: Mos më bëni presion, kënga është gati! (Foto)

2016/12/eress-3.jpg

Këngëtarja Era istrefi është nderuar sot (e premte) me mirënjohje nga i pari i Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.

E lumtur për këtë fakt, këngëtarja ka shprehur falenderimin e saj përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Instagram.

Era ka falenderuar kryetarin e komunës për nderimin, gjersa ka treguar edhe për projektin e saj të radhës, i cili siç thotë ajo është "në furrë".

"Me 21 dhjetor 2016 u nderova me këtë mirënjohje prej kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti . Jashtē mase krenare! Falemderit shumë! Meqë ra fjala: Boll më me pyetjen "ku është kënga" se ma keni teshë! N'furre është", shkruan këngëtarja Istrefi në postimin e saj. /Telegrafi/