Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi shfaqet mahnitëse në fotosesionin e ri, duket joshëse e veshur në të shkurtra

2022/03/collage-2022-03-20T152153.420-scaled-e1647786157714.jpg

Ka më shumë se 1.4 milion ndjekës vetëm në profilin e saj në Instagram, dhe Era Istrefi kujdeset që herë pas here të sjell imazhe që zgjojnë kureshtjen e tyre.

Këngëtarja e njohur sjell imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta personale, dhe një fotosesion unik ajo e ka realizuar edhe së fundmi.

Autorja e hitit ndërkombëtar “Bon bon” pozoi në disa fotografi të reja e që në fokus kishin linjat e saj të përkryera të trupit.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur me një bluz të shkurtër me mëngë të gjata dhe transparente, Era kompletoi dukjen me mini-fund të gjelbër me shkëlqim dhe një palë taka të larta me platformë me ngjyrë të bardhë.

Foto: Era Istrefi/Instagram

“Bebe”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e imazheve sipër të cilave pranoi mijëra pëlqim e komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, theksojmë që Era prej kohësh nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Por, pritjes së fansave si duket po i vije fundi pas javëve të fundit këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/Instagram