Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi performon për fansat në Instagram, lë të gjithë pa fjalë (Video)

2017/07/era-istrefi-1-745x450-745x430.png

Superylli shqiptar që po bën famë në botë, Era Istrefi, ka lansuar së fundmi këngën me French Montanan “No I Love Yous”.

Teksa projekti u karakterizua me sukses të madh në skenën e muzikës evropiane, është Era ajo që tash ka performuar para adhuruesve të sa në rrjetin social Instagram.

Ajo ka publikuar edhe tekstin e një kënge që e performon në veturë, i cili është kryesisht në gjuhën angleze, por ka edhe pjesë të tekstit në gjuhën shqipe.

Era Istrefi mori qindra komente përkrahëse nga adhuruesit e saj për këtë performancë të shkurtër të saj.

Këngëtarja pritet të sjellë së shpejti projekte të reja me yje tjera botërore, emrat e të cilëve do të lënë të shtangur publikun.

Tashmë projekti “No I Love Yous” ka marrë miliona klikime në rrjetin social YouTube dhe Spotify duke u pëlqyer nga publiku amerikan dhe ai evropian.

Era Istrefi vazhdimisht shoqërohet nga i dashuri dhe menaxheri i saj, Faton Shoshi. /Telegrafi/