Please enter at least 3 characters.

Epërsi e hershme e Villarrealit ndaj Liverpoolit

2022/05/dia.png

Ka nisur në mënyrë fantastike ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit.

Takimi që zhvillohet në Estadio de la Ceramica ka nisur me epërsi të dyfishtë të Redsave nga sfida e parë në Anfield, ashtu që vendasit duhet ta rikuperojnë këtë rezultat për të shpresuar për një vend në finale.

Nëndetësja e Verdhë tashmë e ka bërë hapin e parë duke e zhbllokuar rezultatin që në minutën e tretë të takimit.

(Foto: Screenshot/Twitter/ESPN)

Etienne Capoue reagoi para portës duke asistuar te Boulaye Dia dhe ky i fundit e futi topin në rrjetë.

Aktualisht, rezultati i përgjithshëm është 2-1 në të mirë të Liverpoolit dhe pritet të shihet nëse Villarreali ka përgatitur një tjetër befasi të madhe. /Telegrafi/

https://twitter.com/martineztomas24/status/1521567775147372545