Please enter at least 3 characters.

Elita Rudi feston 10 vite me Gjikon: Akoma personi im i preferuar

Foto: Instagram

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale me një dedikim të veçantë për partnerin e saj, reperin Gjiko, me rastin e 10-vjetorit të lidhjes së tyre.

Përmes një postimi në Instagram, Elita publikoi disa fotografi dhe video të realizuara ndër vite, ku shfaqet pranë Gjikos në momente të lumtura dhe plot dashuri.

Krahas tyre, ajo shkroi një mesazh të shkurtër, por domethënës: “10 vite më vonë, akoma personi im i preferuar".

Foto: Instagram

Elita dhe Gjiko janë një nga çiftet më të njohura të estradës shqiptare.

Gjatë këtyre dhjetë viteve ata kanë ndërtuar jo vetëm një histori të gjatë dashurie, por edhe një familje të bukur.

Foto: Instagram

Nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijët, Zëri dhe Bota, të cilët zënë një vend të veçantë në jetën e tyre.

Edhe pse të angazhuar në karrierat e tyre, Elita në televizion dhe Gjiko në muzikë, vazhdojnë të gjejnë kohë për familjen dhe herë pas here ndajnë me publikun momente nga përditshmëria e tyre, duke dëshmuar se mbështetja dhe dashuria reciproke mbeten baza e marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram