Please enter at least 3 characters.

Eleni Foureira dhe futbollisti spanjoll, Alberto Botia po bëhen prindër për herë të parë

2022/11/Screenshot_25-5.png

Artistja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira dhe partneri i saj, futbollisti i njohur, Alberto Botia po bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa imazhe që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Eleni dhe Alberto kanë pozuar së bashku teksa shihen gjysmë të zhveshur në shtrat teksa këngëtarja ekspozoi barkun e rrumbullakosur.

Foto: Alberto Botia/Instagram

“+1”, ishte mbishkrimi që Elena ka vendosur sipër imazheve teksa mori mijëra pëlqime dhe komente nga ana e miqve dhe fansave që e uronin për pritjen e ëmbël.

Foureira dhe ish-futbollisti i Barcelonës konfirmuan romancën në qershor të vitit 2021, ndërsa që nga ajo kohë nuk kanë munguar daljet publike dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje shqiptare mbetet aktive me projekte muzikore, ndërsa Botia aktualisht luan në Arabin Saudite për ekipin Al Wehda FC. /Telegrafi/

Foto: Eleni Foureira/Instagram