Ekskluzive – Trajneri i ri i Përfaqësueses do të jetë njeriu më i paguar në Kosovë
Përfaqësuesja e Kosovës ka pesë muaj që nuk ka një trajner për ta udhëhequr atë.Tanimë ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, e ka udhëhequr Përfaqësuesen në dy ndeshjet e fundit, ndaj Ukrainës në Shkodër (0-2) dhe Islandës në udhëtim (2-0).Që nga muaji tetor, Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, ndërsa në ndeshjen miqësore të muajit nëntor ndaj Letonisë që e fitoi me rezultat 4-3, ishte udhëhequr nga Muharrem Sahiti.Shumë emra ishin përmendur për ta marrë drejtimin e Kosovës, por FFK-ja duket se ka vendosur për zviceranin Bernard Challandes.
66-vjeçari pritet të zyrtarizohet në krye të Përfaqësues së Kosovës të premten, më 2 mars.Ish-trajneri i Armenisë dhe disa skuadra zvicerane, si Young Boys Bern, Zurich, Sion dhe Xamax, ka tre vite që nuk e ushtron profesionin e tij.Ai aktualisht është zbulues talentësh te Baseli, ndërsa me Kosovën ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.Burimet e Telegrafit ekskluzivisht bëjnë me dije edhe pagën e lartë që do të fitojë përzgjedhësi i ri i Kosovës.Paga e tij fillestare (në gjashtë muajt e parë) thuhet se do të jetë 20 mijë euro, ndërsa pastaj pritet të shkojë deri në 30 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset për ndeshjet.


