Please enter at least 3 characters.

Ekipi Olimpik i Kosovës niset drejt Zvicrës për LOD për të rinj “Llozana 2020”

2020/01/kok.jpg

Ekipi Olimpik i Kosovës është nisur sot për në Llozanë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj “Llozana 2020”.

Kosova e ka nisur ekipin olimpik drejt Zvicrës për Lojërat Olimpike Dimërore, që do të do mbahen në qytetin e Llozanës.

Nisja është bërë nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

LOD për të Rinj mbahen prej datës 9 deri më 22 janar të vitit 2020 në Llozanë të Zvicrës.

Kosovën e përfaqësojnë skitarët e rinj: Drin Kokaj dhe Era Shala.