Edon Zhegrova shënon super gol te Lille
01/10/2023
Lille është duke fituar 1-0 ndaj Le Havre në kuadër të javës së shtatë në Ligue 1.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, me dy skuadrat që synonin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.
Ishte minuta e 40-të e takimit, kur Edon Zhegrova e kaloi në epërsi Lillen me një asistim të Diakite.
Ky është goli i parë i Zhegrovës në këtë edicion, ndërsa shpreson të vazhdojë me këtë formë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1708478004890886209


