Please enter at least 3 characters.

Edon Zhegrova nuk priti fare, udhëtoi me aeroplan privat drejt Torinos menjëherë pas ndeshjes me Zvicrën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka udhëtuar drejt Torinos menjëherë pas ndeshjes ndaj Zvicrës, duke shfrytëzuar një aeroplan privat.

Kosova mbylli kualifikueset me një barazim 1-1 në Prishtinë ndaj Zvicrës në ndeshjen e luajtur nën shiun e rreptë të martën mbrëma.

Këto kualifikuese ishin historike për Kosovën, pasi arritën ta mbyllin në vendin e dytë duke siguruar një vend në ‘play-off’.

Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Zhegrova mori minuta më shumë sesa në ndeshjet e kaluara, pasi ka filluar të marrë formën pas një lëndimi që i zgjati thuajse një vit.

Për të qenë më i freskët dhe më i gatshëm për ndeshjen e fundjavës me Juventusin, ylli prishtinas ka udhëtuar menjëherë pas ndeshjes drejt Torinos me një aeroplan privat.

Nuk ka informacion ende nëse ky aeroplan i është dërguar nga klubi italian apo është paguar nga vetë lojtari, por kjo pak ka rëndësi. /Telegrafi/