Edi Rama, Personalitet i Vitit 2013
Në vend të dytë është radhitur Elhaida Dani, këngëtarja nga Shkodra, e cila triumfoi ne spektaklin The Voice of Italy, duke u shpallur si zëri më i mirë i Italisë në 2013-ën.
Të tretët në renditje tek më të votuarit, Protestuesit. Të gjithë ata që i thanë "Jo!" importit të mbetjeve dhe demontimit të armëve kimike në vend.
Kryeministri Rama kryeson i shkëputur në renditje, ndërkohë që vendi i dyte dhe vendi i tretë janë ndarë nga vetëm katër vota. Pesëshen e parë e plotëson Pal Ndoka, personi i cili denoncoi skandalin në drejtësi nëpërmjet emisionit Fiks Fare.
Në dhjetëshen e parë, ndodhen edhe Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari Lila, dy ristë e politiks kosovare të këtij viti.
I nënti ish-deputeti Sokol Olldashi, i cili kryeson mes të djathtëve.
Ish kryeministri Berisha renditet i 12-ti, vetëm pak vota më pak se ambasadori amerikan Arvizu, por gjithsesi sipër kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.
Renditja e plotë e fazës finale:
1 Edi Rama
2 Elhaida Dani
3 Protestuesit
4 Adnan Januzaj
5 Pal Ndoka
6 Saimir Tahiri
7 Shpend Ahmeti
8 Mimoza Kusari Lila
9 Sokol Olldashi
10 Rexhep Qosja
11 Alexander Arvizu
12 Sali Berisha
13 Saimir Pirgu
14 Albin Kurti
15 Lulzim Basha
16 Ilir Meta
17 Lorik Cana
18 Ermonela Jaho
19 Vlorent Xhafaj
20 Luljeta Lleshanaku
Edhe në këtë vit të nëntë, pjesëmarrja në anketën e kthyer tashmë në traditë, ka qenë shumë e lartë. /TCH/Telegrafi/


