Please enter at least 3 characters.

Edi Rama: Gjithçka gati për rinovimin e stadiumit të Shkodrës

2016/01/edi-rama-gjith-ccedil-ka-gati-p-euml-r-rinovimin-e-stadiumit-t-euml-shkodr-euml-s_hd.jpg

Në një postim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kreu u qeverisë shkruan: Gjithçka gati per kantierin e ndertimit te shtepise tjeter te kuqezinjve ne Shkoder”, duke e shoqëruar këtë lajm edhe me foton e projektit të stadiumit të ri.

Nuk ka ende asnjë datë të saktë për nisjen e punimeve, ndërsa nuk dihet nëse “Loro Boriçi” i ri do të hapë dyert për ndeshjen eleminatore kundër Serbisë që do të luhet në muajin Tetor.

Pak javë më parë nga Shkodra, kryeministri Rama ndezi dritën jeshile për aprovimin e projektit që do t’i dhurojë Shqipërisë një tjetër stadium të standarteve ndërkombëtare pas rikonstruksionit të “Elbasan Arena”. Kapaciteti I “Loro Boricit” parashikohet të jetë rreth 17 mijë vende. /supersport/