Please enter at least 3 characters.

Edhe një përforcim te Bashkimi

2016/01/edhe-nj-euml-p-euml-rforcim-te-bashkimi_hd.jpg

Skuadra e tretë kosovare pas Sigal Prishtinës dhe Pejës që do të garojë sivjet në Ligën Ballkanike, Bashkimi, po vazhdon ta përforcojë skuadrën në mënyrë që të jetë sa më e denjë përballë skuadrave nga kjo garë.

Kështu, ekipi prizrenas ka arritur marrëveshje me basketbollistin mitrovicas, Imer Tahirin, i cili në stinorin e fundit luajti për skuadrën e Vëllaznimit, transmeton borizani.

Organizatori 24 vjeçar është përforcimi i pestë i paralajmëruar deri më tani, pas Gerti Shimës, Granit Rugovës, grekut Efthimios Tsakaleris dhe amerikanit Tay Waller.

Bashkimi i ka filluar përgatitjet për stinorin e ri këtë javë nën udhëheqjen e trajnerit malazias, Petar Mijovic.