Edhe Hillary Clinton e ka përgëzuar Lady Gagan për performancën në Super Bowl (Video)
06/02/2017
Edhe Hillary Clinton është një fanse e Lady Gagas dhe e ka lëvduar atë për paraqitjen në Super Bowl-in e sivjetmë.
Këngëtarja ishte shumë energjike në skenë, ndërsa ish-kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve ka thënë lëvdata për performancën e saj.
“Unë jam një nga 100 milionë fansat e Super Bowl që sapo e mbështetën Lady Gagan dhe mesazhin e saj për të gjithë ne”, ka shkruar Clinton.
Shumë personalitete tjera të njohura e kanë uruar këngëtaren për paraqitjen e zjarrtë në skenë. /Telegrafi/


