Please enter at least 3 characters.

E torturuan dhe i vunë flakën, ndërron jetë mjeku popullor në Guatemala

2020/06/29420608-8400143-image-m-2_1591733019191-e1592033713174.jpg

Një burrë nga Guatemala vdiq pasi rrëmbyesit e torturuan mbi 10 orë dhe në fund i vunë flakën, pasi këta të fundit menduan se i njëjti po i bënte magji varrit të anëtarit të familjes së tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dominico Choc, 55 vjeç, ishte në shtëpinë e tij në qytetin El Peten të San Luis, kur një grup i sulmuesve e rrëmbyen atë.

Choc, një mjek popullor i Mayave dhe ekspert i mjekësisë në lagjen Chimay, u torturua për më shumë se 10 orë.

“Ata e rrahën tërë natën”, tha Yulma Rojas prokurorja e rastit.

“Në mëngjes e spërkatën me benzinë dhe i vunë flakën”, u shpreh Rojas. /Telegrafi/