Please enter at least 3 characters.

E sulmoi me shufër metalike, arrestohet një person në Prishtinë

2019/11/sulmi.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike dhe një thikë viktimën.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një shufër dhe thikë, që dyshohet se janë përdorur në rast.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/