Please enter at least 3 characters.

E shtuna me mjegull, temperaturat deri në 9 gradë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërkaq në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Ndërkaq, për të dielën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/