Please enter at least 3 characters.

E rrahin keq, bëhet për spital

2017/08/unnamed-1-8.jpg

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Pejë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Policia e Kosovës njofton sot se rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Raportohet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Personat e dyshuar për rrahje gjenden në arrati, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.