E mitura në Gjakovë raporton se vazhdimisht ngacmohet seksualisht nga një person
5:"Radio
23/02/2023
Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Sipas viktimës, i dyshuari vazhdimisht e ka ngacmuar seksualisht.
“Gjakovë 22.02.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Sipas viktimës i dyshuari vazhdimisht e ngacmon seksualisht”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


