Please enter at least 3 characters.

E mbani mend Vjollca Robellin? Ajo po i rikthehet prapë muzikës (Video)

2017/05/vjollc-e1493997471862.jpg

E nisi karrierën shumë vite më parë, me debutimin e saj në skenën muzikore me këngën "Ajo", por që më pas për arsye të studimeve dhe familjare u largua paksa nga skenë.

Është kjo këngëtarja Vjollca Robelli, e cila prej vitesh jeton në Londër, ndërsa tani ka vendosur t'i rikthehet muzikës.

Lajmin për këtë rikthim e ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi të publikuar në "Facebook", duke treguar se pas përfundimit të studimeve në Londër, ajo ka vendosur që tani t'i kthehet seriozisht muzikës dhe ka filluar punimet për këngën e re.

Vjollca nuk ka lënë pa përmendur faktin se gjatë këtyre viteve, ajo ka përjetuar fatin e madh të bëhet nënë e tre fëmijëve.

Ky është statusi i plotë i saj:

"Shoqni e dashur, Kam nje lajm per ju. Po shpresoj qe ende e mbani mend kangen time “Ajo”. E di qe ka kalu kohe e gjate, por shume shpesh me keni pyt se a do t’i kthehem prap muzikes. Ma ne fund pasi qe kom perfundu studimet ne Londer dhe jam ba nane e tre femijeve edhe mas shume angazhimeve te ndryshme sikurse edhe secili prej jush, po i kthehem asaj qe e dua shume, pra Muzikes. Jam duke punu bashke me dy muziciente shume te mire ketu ne Londer dhe jemi duke i perfundu dy kanget e para te projektit tim, per te cilat do te ju njoftoj me shume se shpejti… Tani per tani ju lus qe te klikoni ne linkun e meposhtem dhe te abonoheni ne kanalin tim zyrtar ne Youtube, te cilin e kam hap keto dite dhe kam ngarku ne te kengen “Ajo”. Ne kete kanal do te postoj shume shpejt edhe kenget tjera . Ju falenderoj shume per perkrahjen dhe shpresoj te ju sjell muziken qe ju e adhuroni. Se shpejti do te kthehem me te rejat e fundit…", shkruan këngëtarja Robelli. /Telegrafi/