E larguan gjatë verës, por Real Madridi po mendon ta rikthejë mbrojtësin spanjoll në janar
20/12/2024
Real Madridi raportohet se po konsideron mundësinë për ta rikthyer në ekip mbrojtësin spanjoll Rafa Marin nga Napoli në janar. ‘Los Blancos’ pritet që ta përforcojnë ekipin e tyre gjatë afatit kalimtar dimëror, me fazën e mbrojtjes që është bërë një shqetësim për Carlo Ancelottin.Kampioni në fuqi i La Ligas momentalisht nuk mund të llogarisë në shërbimet e tre mbrojtësve për shkak të lëndimit, diçka që ka shtyrë italianin të veprojë.Ancelotti tradicionalisht nuk është i pëlqimit për të bërë transferime në janar dhe çdo lëvizje e mundshme do të jetë një me kosto të ulët ose huazim deri në fund të sezonit.


