Please enter at least 3 characters.

E konfirmon Nuno Espirito se Ndombele do të largohet, e ardhmja e tij mund të jetë te Roma

2021/08/E9PEZ4qWUAc_oLG.jpg

Tanguy Ndombele do të largohet  nga Tottenham Hotspur pas dy viteve qëndrim në Londër.

Mesfushori francez nuk ka raporte të mira me klubin dhe se do të largohet e ka konfirmuar edhe trajneri i Spurs, Nuno Espirito Santo.

24-vjeçari nuk ka luajtur as në Uefa Conference League ndaj Pacos Ferreira dhe nuk do të luaj as të dielën në Ligën Premier.

"Ndombele nuk luajti asnjë minutë në Ligën e Konferencës sepse nuk ishte pjesë e listës".

"Unë do të jem i sinqertë me ju, Tanguy nuk do të luaj as të dielën", ka thënë Nuno Espirito.

Sipas mediave në Angli, francezi ka kërkuar largim nga klubi dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.

Jose Mourinho e ka kërkuar te Roma, por problem mbetet çmimi i tij i lartë, pasi Spurs duan mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/