Please enter at least 3 characters.

E godet me grusht pastaj e sulmon me thikë

2016/01/tetov-euml-prindi-sulmon-me-thik-euml-sh-euml-rb-euml-torin-e-shkoll-euml-s_hd.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar, pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën K-Shqiptar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grusht si dhe sulmuar me një thikë kuzhine.

“Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar gërvishtje në dorë për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./Telegrafi/