Please enter at least 3 characters.

E gjetën duke bredhur maleve të Australisë, nuk ishte qethur të paktën pesë vite – pas intervenimit i heqin 35 kilogramë lesh

2021/02/1-225.jpg
146:"Sheep Baarack is seen before his thick wool was shorn in Lancefield, Victoria, Australia February 5, 2021. Edgar's Mission Inc/Handout via REUTERS
11:"via REUTERS

Kur e panë duke bredhur mes malit dhe kafshëve të egra, vullnetarëve australianë u është dashur një kohë e gjatë të kalojë që ta kuptojnë që pas sasisë së madhe të leshit po “fshihej” një dele.

Delja e njohur me nofkën Baarack i kaloi vite të tëra në natyrë duke bërë që kështu që leshi nëpër trup t’i rritet aq shumë, sa që është konstatuar që bëhet fjalë për 35 kilogramë, transmeton Telegrafi.

E sipas ekspertëve të kafshëve, besohet se kjo dele nuk është qethur për të paktën pesë vite. Pasi që sasia e madhe e leshit ia kishte ndryshuar plotësisht pamjen, Baarack mezi ecte me kaq shumë peshë dhe shikimi i ishte dobësuar mjaft shumë.

Për qethjen e një deleje të zakonshme nevojiten 10 minuta, kurse për Baarackun që ka marrë një pamje krejt tjetër – janë dashur mbi një orë. /Telegrafi/