E enjtja me diell në Kosovë, temperaturat deri në 32 gradë
25/06/2026
Për ditën e enjte, parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, ndërsa gjasat për reshje do të jenë të vogla.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë. /Telegrafi/


