E dinte se nuk do të futej në stadium dhe rrezikon gjobën e majme – tifozi anglez udhëtoi mbi dhjetë orë për të qenë me Tre Luanët në Tiranë
Një tifoz i Anglisë ka bërë mbi dhjetë orë udhëtim, vetëm që të ishte i pranishëm në Tiranë, në takimin që Tre Luanët e zhvilluan ndaj Shqipërisë.
Rob Pomfret arriti në kryeqytetin e Shqipërisë, duke bërë foto para stadiumit ‘Air Albania’ edhe pse ishte në dijeni se nuk do të futej brenda.
Tre Luanët triumfuan 2-0 si mysafir i Kuqezinjve, mirëpo tifozi anglez pati një eksperiencë të veçantë.
Edhe pse rrezikon të ndëshkohet me një shumë mbi pesë mijë euro kur të rikthehet në Britaninë e Madhe për shkak të rregullave të vendosura për coronavirus, ai ka udhëtoi për në Tiranë.
Pomfret e shijoi kohën e mirë në kryeqytetin shqiptar, duke mbetur i befasuar me kafenet e mbushura atje dhe me çmime të lira.
Ai ka lënë mbishkrimet në fotot se ka vizituar Tiranën, rastësisht në ditën kur u zhvillua ndeshja dhe i ka ikur dënimit prej pesë mijë eurove. /Telegrafi/


