Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se përmes rrjeteve sociale kërcënoi Xhelal Sveçlën, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale kishte kanosur ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.11.2025 rreth orës 16:56, në Prishtinë.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/