Please enter at least 3 characters.

Dyshohet për një trup të pajetë te Liqeni i Batllavës- policia ende nuk është deklaruar

2023/06/Liqeni_i_batllaves._Kosova.jpg

Dyshohet se trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në afërsi të Liqenit të Batllavës.

Sipas raportimeve thuhet se viktima është e moshës rreth 40 vjeç, dhe se policia ishte njoftuar për rastin diku rreth orës 12:00.

Në vendin e ngjarjes sipas fotografive të publikuara nga mediat lokale, shihet se ka dalë policia.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me këtë rast nga ana e Policisë së Kosovës, por të njëjtit deri në këto momente nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/