Please enter at least 3 characters.

Dyshimi për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 15.07.2026 është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mashkull kosovar, lidhur me dyshimet për veprën penale "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor".

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, disa persona kanë pësuar helmim.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është intervistuar në stacionin policor, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale.


"Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona", thuhet në raport.


Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/